Ashtu siç ishte njoftuar, në orën 10:00 ka votuar kandidati për kryetar të PD-së, Gjergj Hani.
Ky i fundit, pas kryerjes së procedurave të identifikimit, ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta.
“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari. Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie.”, tha ai.
Pasi iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë për t’i kthyer moralin partisë, tha se vendimi i marrë nga Këshilli i thirrur nga Bardhi nuk kishte asnjë vlerë. Ai tha se verdiktin për këtë nismë të Bardhit do e japë drejtësia. Po ashtu ai iu tha gazetarëve se të hënën do t’i përgjigjet përmes një konference interesit të mediave.
()