Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa ka thënë për mediat se socialisti e kishte bërë shumë mirë punën e tij.
Në një prononcim për mediat, Rama i cilësoi spekulime aludimet se Gjiknuri ishte shkarkuar se i kishte dalë emri në dosjen e inceneratorëve.
“Po të nisemi me vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujto do qoftë në një proces analize, qoftë edhe hetimore, atëherë se di se kush ngelet në këtë vend pa u bërë pis. Po ju them se raportin tonë me drejtësinë e kam bërë të qartë, dhe në Asamble, lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë aspak me atë që është spekuluar. Damiani e ka bërë punën mirë. Kam besuar dhe besoj gjithmonë se para të vënë në pozitë të tjerët, për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. Ndaj është PS këtu prej 10 vitesh. Jam edukuar me idenë se çdo ditë duhet të kërceja më lartë. Kjo është arsyeja. Të gjitha të tjerat janë spekulime. Raporti me drejtësinë i kësaj qeverie është i qartë.”, tha Rama.
()