Inter heq dorë nga Morata, objektivi kryesor kthehet amerikani i Arsenalit, zikaltrit kanë edhe plan “B”

Morata nuk do të jetë “zëvendësuesi” i Lukakut: spanjolli që për karakteristikat dhe eksperiencën e tij ishte treguar nga Simone Inzaghi si partneri i ri ideal i Lautaros, u “refuzua” për të dhëna ekonomike dhe personale.

Askush tek Inter nuk e ka vënë në dyshim vlerën sportive të spanjollit, por kërkesat e Atletico Madrid kanë bërë që zikaltrit të ndryshojnë drejtim. 21 milionë eurot e kërkuara nga Colchoneros janë shumë për një lojtar 31-vjeçar, i cili për më tepër kurrë nuk ka shprehur dëshirë për të veshur fanellën e Interit.

Kështu Folarin Balogun është ngjitur në krye të objektivave, i ndjekur nga Beto. Sulmuesi amerikan është ai që intrigon më shumë, ai që presidenti Zhang e konsideron më funksionalin për “Interin e tij të ri dhe të fortë”.

Sado i kushtueshëm, investimi konsiderohet në perspektivë: në moshën 22 vjeçare, sulmuesi i Arsenalit është i shpejtë dhe teknik, i ndryshëm në karakteristika nga sulmuesit e tjerë në skuadër, që mund të garantojë gola dhe të ardhme.

Operacioni vështirë se do të jetë më pak se 40 milionë, afërsisht shuma që ishte Inter ishte i gatshëm për të investuar me Lukakun. Prandaj, gjatë fundjavës priten kontakte të reja me Arsenalin.

Megjithatë, hipoteza e Betos mbetet e gjallë: portugezi i Udinese pëlqehet për karakteristikat e tij teknike dhe fizike, por për momentin është një hap më poshtë se amerikani.

()

Arena e Lajmit


Inter heq dorë nga Morata, objektivi kryesor kthehet amerikani i Arsenalit, zikaltrit kanë edhe plan “B”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook