Lulzim Basha, i cili garon sot për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij. Teksa ka përshëndetur me dy gishta, Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se kjo ditë është e veçante për nga rrethanat, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë.
“Shpreh mirënjohjen për mijëra demokratike që iu janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë me domethënie të veçantë dhe për nga rrethanat unike për PD-në. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.
Sepse ata mijëra demokratët që sot i drejtohen kutive të votimit kanë përballuar sulme nga më të padenjat e më të pamerituarat, padrejtësi të mëdha.
Por ata vazhdojnë të qëndrojnë jo për veten e tyre, jo për fatet e tyre personale por për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë në këtë familje politike në shërbim të shqiptarëve.
Kjo dalje masive, që në mëngjes kam marrë mesazhe të pjesëmarrjes së demokratëve në këtë proces të sfiduar, të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre sot të rinisin një ringritje të PD-së, jo vetëm për demokratët por me dhembshuri për çdo shqiptar, me shpresë tek Shqipëria e besim tek Zoti”, tha Basha.
()