Klononin çelësat/ Bënin namin me vjedhjet e banesave në Tiranë, pranga ‘skifterit’ të dënuar për vrasje, në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhen vjedhjet e disa banesave në kryeqytet, ndërsa në pranga ka rënë një prej hajdutëve.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi 45-vjeçari Agron Goxhaj, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Gezim Kau, 48 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Smart keys”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes së banesave, me anë të çelësave të klonuar. Sekuestrohen çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Smart keys”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të bashkëshortes së shtetasit A. G., të cilin dy autorët e dyshuar e përdornin për të fshehur sendet e vjedhura dhe mjetet që përdornin gjatë vjedhjeve, u gjetën dhe sekuestruan çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, dhe veshje të ndryshme të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit G. K., si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

()

Arena e Lajmit


Klononin çelësat/ Bënin namin me vjedhjet e banesave në Tiranë, pranga ‘skifterit’ të dënuar për vrasje, në kërkim bashkëpunëtori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook