Krim brenda familjes u raportua sot në fshatin Zëmblak në Maliq. 46-vjeçarja Luljeta Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, Gjergji Mullalli.
Nëna e 46-vjeçares, Muazez Ferati ka thënë se vajza e saj sapo ishte kthyer nga puna, ndërsa tregoi se ishin në proces divorci. Gjithashtu ajo u shpreh se vajza e saj ka pasur një jetë të vështirë dhe burri vetëm pinte dhe nuk e ndihmonte.
“Sot vajza kishte ardhur nga puna. Ai bërë atë që bërë. Më vrau vajzën, ngjarja ka ndodhur në drekë. Kishin probleme sepse burri pinte dhe nuk dërgonte asnjë në shtëpi. Kanë dy vajza dhe një djalë. Ishin të ndarë dhe nuk jetonin në një banesë. Ishin gati në divorc. Dje ishte kontakti i fundit me vajzën. Ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Pashë çarçafin lartë, e ka mbytur se çfarë mund t’i këtë bërë tjetër. Më ka vuajtuar vajza gjithë jetën.”, ka treguar nëna e viktimës.
()