Adelina Tahiri dhe partneri i saj kanë lënë pas krahëve krizën që kaluan pak muaj më parë në raportin e tyre.
Ditën e sotme, këngëtarja ka ndarë disa foto teksa shihet në plazh bashkë me partnerin dhe disa miq të tyre të përbashkët.
Pak muaj më parë ajo foli për disa probleme në çift teksa ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana”.
“Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!” –deklaroi ajo në janar.