Nuk do largohet në Arabinë Saudite, PSG “blindon” kapitenin

Paris Saint-Germain bllokon Marquinhos dhe i thotë jo një largimi të mundshëm të kapitenit të tij. Këtë e ka raportuar RMC Sport, e cila shpjegon se si numri 5 i kampionëve të Francës po kërkohet nga klubet arabe. Al Nassr tregoi interes të madh për Marquinhos, por PSG ishte i vendosur për të kthyer përgjigje negative.

I lidhur me një kontratë tjetër katërvjeçare, mbrojtësi nuk do të largohet nga Parisi në verë. Ai është një lider në dhomën e zhveshjes, Luis Enrique mbështetet tek ai dhe bashkëpunimi pritet të vijojë mes palëve. 29-vjeçari luan prej vitesh te kjo skuadër. Më parë, Marquinhos ka luajtur për Corinthians dhe Roma.

()

Arena e Lajmit


Nuk do largohet në Arabinë Saudite, PSG “blindon” kapitenin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook