Qeveria në Tepelenë, sot dita e dytë e mbledhjes me dyer të mbyllura, çfarë pritet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Tepelenë. Dy ditë pas Asamblesë Kombëtare, ku u vendosën disa ndryshime, Rama udhëtoi drejt Tepelenës me ministrat e tij. Ditën e djeshme ka pasur një takim të gjatë, teksa sot pritet të zhvillohet dita e dytë e mbledhjes që mendohet se do të jetë më e shkurtër.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “” se mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe pritet të zgjasë më pak se ditën e djeshme.

Kryeministri Rama ka folur për një situatë reformimesh dhe vetëreformimesh dhe për çfarë pritet të ndodhë në shtator, ku mund të ketë dhe ndryshime në qeveri. Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, në fokus të diskutimeve do të jenë edhe reformat dhe punët e bëra nga qeveria dhe çfarë do duhet të bëhet në vazhdim.

Arena e Lajmit


Qeveria në Tepelenë, sot dita e dytë e mbledhjes me dyer të mbyllura, çfarë pritet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook