Ish-ministri i Financave Arben Malaj në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion” në News24, foli për raportin e DASH për klimën e investitorëve në Shqipëri.
Malaj e cilësoi raportin si shqetësueses, teksa shtoi se Shqipëria po rrezikon të kapet nga shteti dhe se kritikat nga DASH janë bërë në mënyrë të vazhdueshëm dhe në vend që të këtë një përmirësim të situatës, ndodh e kundërta.
“Këto kritika janë bërë në mënyrë të përsëritur dhe ne s’kemi pasur politika për ti përmirësuar këto. Personalisht mbroj idenë se Shqipëria rrezikon nga kapja e shtetit.
Ky është shqetësimi i parë dhe duhet që pas raportit, një strukturë e posaçme të ndërtojë një plan strategjik. Ne po kërkojmë të bëhemi pjesë e BE-së por duhet të plotësojmë në kohë ndryshimet ligjore. Besoj se duke dëgjuar dhe Dhomën Tregtare amerikane dhe atë gjermane, shqetësimi ka qenë jo vetëm mos korrigjimi, por ka ardhur një lloj përkeqësimi dhe kjo e dëmton vendin tonë”, u shpreh Malaj.
()