Seanca për masën e sigurisë, lihen në burg biznesmeni Gjoka, Bistri, prokurori Lita dhe 3 të tjerët

GJKKO lë në burg 6 të arrestuarit nga operacioni i SPAK “Metamorfoza”. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën paraprake për të pandehurit, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për , se avokatët kërkuan 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 126 faqesh, ndërsa GJKKO ka pranuar kërkesën, teksa tani u dha dhe vendimi.

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.
()

Arena e Lajmit


Seanca për masën e sigurisë, lihen në burg biznesmeni Gjoka, Bistri, prokurori Lita dhe 3 të tjerët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook