Tentoi të korruptonte policin e Rrugores, shoqërohet në komisariat 25-vjeçari, procedohet penalisht

SARANDË

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, që të mos e ndëshkonte me masë administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, procedohet penalisht 25-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të masave për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve gjatë sezonit turistik, kanë shtuar kontrollet edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit që janë burim aksidentesh.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, nga monitorimi i kryer me mjetet bashkëkohore që Policia ka në dispozicion, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin Xh. L., banues në Sarandë dhe në momentin që i kanë komunikuar masën administrative, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej me masën administrative për shkeljen e kryer.

Punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 25-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore Sarandë apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, si dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin.

Arena e Lajmit


Tentoi të korruptonte policin e Rrugores, shoqërohet në komisariat 25-vjeçari, procedohet penalisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook