Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak, në Maliq të Korçës. Gjergji Mullalli, vrau bashkëshorten e tij, 46-vjeçaren Luiza Mullalli.
Në një intervistë për mediat trajneri i Çiklizmit të ‘Skënderbeut’, ka treguar se djali i çiftit ishte pjesë e ekipit. Ai rrëfeu se familje kanë pasur probleme dhe se djali i tyre tregonte herë pas herë për problemet familjare dhe se prej të atit ka pasur gjithmonë shqetësime.
“Djalin e familjes kam tetë vite që e kam në ekip është një djalë shumë i mirë. Na ka treguar për problemet në familje. Babai me nënë ziheshin gjithmonë, për arsye xhelozie. Ai ishte i sëmurë psiqik. I kisha thënë ta çonin për trajtime. Fëmija ka pasur shqetësime nga ai, nuk e ka njëherë të bënte një garë nga fillimi në fund. Ai pinte , ishte i sëmurë dhe xheloz.”, ka thënë ndër të tjera ai.
()