Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës ku burri ka vrarë bashkëshorten. Viktimë ka mbetur Luiza Mullalli, ndërsa bëhet me dije se çifti ka qenë në proces divorci.
Sipas burimeve zyrtare rasti është referuar në polici nga djali i viktimes, i cili sapo ka vajtur në banesë nuk e ka gjetur nënën e tij në shtepi. Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet, ku pas disa minutash viktima Luiza Mullalli, ështe gjetur e pajetë në një gropë te madhe septike mbrapa banesës.
Autori i ngjarjes sipas të njohurve cilësohet si i sëmurë psiqik por që nuk ka kryer mjekim apo ekzaminim. Ende mbeten të paqarta rrethanat e vrasjes për policinë, pasi për shkak të errësirës nuk mund të evidentohen gjurmët në terren.
Policia do të rikthehet serish mengjesin e së dielës në vendngjarje për të mësuar dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për të verifikur shenjat në trupin e viktimës.