Mes debateve, përplasjeve e tensioneve të brendshme, Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri. Që në orët e para të mëngjesit demokratët iu drejtuan qendrave të votimit. Në garë në këtë proces, janë ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
Ndërkohë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, në disa degë kanë dalë edhe rezultatet e para.
Në Delvinë mësohet se nga 366 votues, kanë votuar 194 prej tyre.
Nga këto vota, ish-kreu i PD Lulzim Basha mori 150 vota, ndërsa Gjergji Hani ka marrë 38 vota.
Sakaq të pavlefshme kanë rezultuar 6.
Bashkia Dimal
Nga 216 anëtarë votuan 183
Lulzim Basha ka marrë 177 vota
Gjergji Hani 2 vota
4 të pavlefshme
Bashkia Skrapar
Nga 134 anëtarë votuan 116
Lulzim Basha ka marrë 101 vota
Gjergji Hani 15 vota
Bashkia Poliçan
Lulzim Bashaa marrë 169 vota
Gjergji Hani ka marrë 12 vota
Rezultatet në Kurbin:
Basha 473 vota
Gjergj Hani 35
4 të pavlefshme
Përmet:
Basha-63
Gjergji Hani: 18
Gramsh:
Basha-21 vota
Gjergji Hani: 11
Gjithashtu ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Sarandë. Nga 270 votues në lista, morën pjesë 212.
Lulzim Basha mori 190 vota, ndërsa Gjergj Hani mori 18. Ndërkohë që 4 vota ishin të pavlefshme.
Gjirokastra
630 vota në total.
Lulzim Basha -560
Gjergji Hani- 58
13 të pavlefshme
Dega 9 në kryeqytet
407 në total
Lulzim Basha 379 vota
Gjergji Hani 23
5 të pavlefshme
Deputetët pjesëmarrës në këtë proces kanë qenë vetëm Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.
Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si anti-statutor.
Nga 25 mijë anëtarë të thirrur të votojnë deri në orën 17:00, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve të kësaj partie, Jemin Gjana deklaroi se kishin votuar 13, 700 anëtarë.
()