Atalanta ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit nga Mali, El-Bilal Toure UD, afrim ky që vjen nga Almería. Klubi bergamask pagoi një tarifë rekord të klubit për të sjellë Touren në ekip, një shifër prej 30 milionë euro.
Për 21-vjeçarin kishte shumë interes, veçanërisht nga Evertoni në Premier League, por sipas disa raporteve, Toure vendosi disa javë më parë që Atalanta të ishte hapi i ardhshëm në karrierën e tij. “Atalanta BC njofton se ka fituar të drejtat e lojtarit El Bilal Touré nga Union Deportivo Almería”- Shkruan klubi.
Toure mbërriti në futbollin evropian në vitin 2020 pasi shkëlqeu në Kupën Kombëtare të Afrikës U-20. Lojtari ishte protagonist absolut me Malin në 2019 kur ishte ende 17 vjeç, duke e nisur si titullar në çdo ndeshje!
El Bilal è nerazzurro! 😍🇲🇱
El Bilal #Touré is a new #Atalanta player! 🔥#WelcomeTouré #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/y4TO7UVLa5
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) July 29, 2023
()