Ceremoni përkujtimi në 110 vjetorin e lindjes së mjekut të njohur, Koço Gliozheni, Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së mjekut Koço Gliozheni, tha se një qytet i mirë duhet të kujtohet gjithmonë për figurat e tij.
 
“Aseti numër një për qytetet janë njerëzit. Kur dëgjoj ata që stresohen pse nuk zuri asfalti, punë e madhe edhe nëse nuk zë, e rregullon prapë; nëse një pllakë nuk ngjit, e vë prapë; nëse një pemë nuk hodhi rrënjë, s’ka problem, mbjellim një tjetër; por, qytet pa njerëz nuk ka. Ndaj, nëse kuptojmë se aseti numër një janë njerëzit, atëherë mund të bëjmë gjëra të mira dhe të mbara për këtë qytet. Jemi të lumtur që në Këshillin Bashkiak kemi edhe një përfaqësues nga Materniteti i Tiranës, për të na kujtuar se ku fillon jeta”, tha Veliaj.
 
Gjatë fjalës në ceremoni kryebashkiaku Veliaj dha edhe një mesazh. “Është kompliment shumë i madh i botës perëndimore, e cila kërkon studentët tanë. Do të thotë se janë edukuar nga këta profesorë, i kanë bërë specializimet në këto spitale, kanë mësuar në këto katedra, kanë marrë këto dije. Dikush mendon se, patjetër shpërblimi për mundin është i rëndësishëm, por edhe kjo kërkesë e madhe për studentët tanë është komplimenti më i madh që i bëhet sistemit tonë, qoftë arsimor, qoftë shëndetësor, që mund të ketë pasaktësitë e veta, ama në thelb kjo kërkesë kaq e madhe është edhe një kompliment i madh për ata që sot i kanë me flokët me thinja ose janë në celuloid si doktor Koço. Unë vërtet besoj se ky është një mision kombëtar”, u shpreh Veliaj.
 
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha: “Jam e nderuar që përkujtojmë profesor Koço Gliozhenin. Një njeri, i cili ka kontribuar në mjekësinë shqiptare, ka kontribuar në fushën e obstretik-gjinekologjisë, si një pionier dhe një person që ka bërë revolucion në mjekësi. Sot na bashkon pikërisht forca e shembullit të një njeriu, i cili gjithë jetën ja kushtoi mjekësisë, ja kushtoi shërbimit dhe pacientit, ja kushtoi lindjes dhe përkushtimit të asaj që ne të gjithë e kemi më të shenjtë, pikërisht jetën e fëmijëve tanë. Jam e kënaqur që përkujtojmë 110 vjetorin e lindjes së profesor Koço Gliozhenit, sepse duke përkujtuar atë, kujtojmë dhe shohim të gjithë plejadën e atyre njerëzve, profesorëve që kanë kontribuar në mjekësinë shqiptare.”

Arena e Lajmit


Ceremoni përkujtimi në 110 vjetorin e lindjes së mjekut të njohur, Koço Gliozheni, Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook