Dorëzohet Daniel Levy, bosi i “gjelave” lë të lirë Harry Kane, por nga Bayern largohet Mane

Në Angli janë të sigurt: Harry Kane është gjithnjë e më pranë Bayern Munich. Presidenti Daniel Levy është dorëzuar, nuk ka ndërmend të rrezikojë me gjatë, në një kohë kur “bomberi” anglez po ushtron presion për tu transferuar në Mynih. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të humbasin falas lojtarin e tyre më të rëndësishëm pasi Kane ia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024.

Harry Kane
Harry Kane

Të hënën është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të Bayern dhe presidentit Levy, me këtë të fundit që është bindur për të pranuar ofertën 100 milionëshe nga ana e Bayern. Afrimi i Harry Kane i hap dyert largimit të Sadio Mane. Sulmuesi senegalez ka gjetur akordin me klubin e Al Nassr.

Mane
Mane

Pas vetëm një viti, Mane largohet nga Bayern, skuadër ku nuk arriti të përshtatet në asnjë moment. Mane nuk ishte pjesë e ekipit në miqësoren e fundit pasi po diskutohen detajet e fundit të transferimit tek ekipi i C.Ronaldo-s. Bayern do të përfitojë nga shitja e Mane afro 40 milionë euro.

()

Arena e Lajmit


Dorëzohet Daniel Levy, bosi i “gjelave” lë të lirë Harry Kane, por nga Bayern largohet Mane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook