Ekzekutoi gruan dhe e hodhi në një gropë septike, gjendet i vetëvrarë autori

Gjendet i vetëvarur 55-vjeçari që vrau gruan mbrëmjen e së shtunës në Maliq dhe e hodhi në një gropë septike. Gjergji Mullolli u gjet i vetëvrarë gjatë kërkimeve nga policia në afërsi të banesës.

Sipas informacioneve të policisë, Mullolli ekzekutoi mbrëmjen e së shtunës bashkëshorten e tij 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe më pas e hodhi atë në një grupe të ujërave të zeza. Çifti ishte në proces divorci dhe gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Pas krimit autori u arratis dhe policia nisi kërkimet për kapjen e tij, por ditën e sotme u gjet i vetëvrarë afër banesës në fshatin Zemblak.

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Arena e Lajmit


Ekzekutoi gruan dhe e hodhi në një gropë septike, gjendet i vetëvrarë autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook