Kjo është banesa ku Gjergji Mullalli, 55-vjeç u fsheh pasi vrau me armë zjarri dhe hodhi në pusetë gruan e tij Luiza Mullallin 46-vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Maliqit, teksa autori pas krimit u arratis. Policia u vu në kërkim të tij dhe ditën e sotme rrethoi fshatin për ta kapur.
55-vjeçari qëlloi disa herë ndaj policisë nga banesa e braktisur ku ishte fshehur dhe siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga gazetarja Lorena Kodra, shenjat e plumbave janë ende në mur.
Po kështu në vendin ku u vetëvra janë ende gjurmët e gjakut.
Siç shihet 55-vjeçari dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë. Sipas policisë, dje gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë gjetur një letër të shkruar nga autori. Në letër ishte shkruar se do të vriste bashkëshorten dhe më pas edhe veten.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe në proces divorci. Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajzat jetojnë në Greqi me familjet e tyre.
45-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pas dhunë së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj që solli dhe krimin e rëndë.