Protagonist në Gjermani, talenti shqiptar e nis sezonin me asist

Mesfushori shqiptar, Jason Ceka, e ka nisur me asist edicionin e ri në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. 23-vjeçari mban numrin 10 mbi shpinë teksa aktivizohet te skuadra e Magdeburgut, që në javën e parë të Bundesligës 2, barazoi me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Uehenit.

Ceka asistoi në minutën e 29-të për golin e epërsisë së skuadrës së tij. Shqiptari e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Vlen të theksohet se mesfushori është pjesë e Magdeburgut prej 3 sezonesh, teksa në 66 ndeshje zyrtare të zhvilluara deri tani me këtë skuadër ka regjistruar 16 gola dhe 15 asiste, duke u shndërruar në një lojtar tepër të rëndësishëm tek ky ekip.  

Arena e Lajmit


Protagonist në Gjermani, talenti shqiptar e nis sezonin me asist

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook