Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në Durrës, ministri Balla shkarkon punonjësin e Gardës. Ndalohet nga polica

Përjashtohet nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Hamallaj të Durrësit.

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori Martin Nikolla, ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

Arena e Lajmit


Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në Durrës, ministri Balla shkarkon punonjësin e Gardës. Ndalohet nga polica

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook