Të shtyrë nga Mbappe, Real Madrid do të tentojë në fillim të muajit gusht të bind PSG të lë të lirë yllin francez. Sigurisht kjo nuk është e lehtë pasi dy klubet kanë një marrëdhënie të tensionuar, por presidenti Perez është i detyruar të bëjë lëvizjen e tij pasi edhe trajneri Ancelotti ka nevojë emergjente për një sulmues. Mbappe është nxjerr jashtë planeve të klubit, Luis Enrique nuk e ka në fazën përgatitore dhe po bën planet pa të në formacion.
Sipas ESPN: Real Madrid do të paraqitet me një ofertë zyrtare për Mbappe, me shpresën se mund ta federojnë përpara startit të kampionatit. “Gjelin” më të famshëm e pret një kontratë deri në 2029 në Madrid dhe një pagë faraonike, kjo tashmë nuk është më një sekret. Nëse për një arsye apo për një tjetër kjo tratative dështon këtë verë, atëherë Mbappe do të transferohet falas në Madrid në 2024.
PSG po nis edhe një herë gjithçka nga e para, por merakto e kësaj verë është shumë e lidhur me largimin ose jo të Mbappes. Francezët pritet të humbasin Verrattin që është shumë pranë Al Nassr, ndërsa sheikët kanë refuzuar së fundmi ofertën zyrtare për Marquinhos, kapiteni është i pashitshëm.
()