Riaktivizohen sërish vatra zjarri në Maliq, era e fortë favorizon flakët

Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në fshatin Sheqeras në Maliq. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja Lorena Kodra, zjarri ka rënë në po të njëjtin vend, por fatmirësisht gruri është korrur dhe ka djegur vetëm kashtë.

Të përfshira nga flakët janë 70-80 hektarë kashtë. Ndërhyrja ka qenë me dy mjete zjarrfikëse ndërsa zjarri ka rënë si shkak i temperaturave të larta në këtë zonë torfike që sipas specialistëve shanset për të rënë zjarr janë të mëdha kur temperaturat janë të larta.

  • foto galeri

Era e fortë në zonë ka favorizuar flakët, zjarr i cili ka “përpirë” kashtën. Kujtojmë që 4 ditë më parë zjarri në po të njëjtin vend në probësi të një shtetasi të huaj nga Katari përfshiu 7 hektarë me grurë.

Arena e Lajmit


Riaktivizohen sërish vatra zjarri në Maliq, era e fortë favorizon flakët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook