Sylvinho në “hall” për portën, Berisha ikën nga Torino, “zhduket” Strakosha

Në shtator, Shqipëria luan dy sfida më të rëndësishme në kualifikueset “Euro2024”, kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, dy sfida që mund të vendosim shumë mbi objektivin e kuqezinjve për të përsëritur historinë. Sylvinho shpreson shumë që legjionarët të vijnë në formë në këto dy përballje, ashtu siç ishin në qershor. Trajneri i Kombëtares shpreson që dy portierët, Berisha dhe Strakosha të stabilizohen pasi prej afro një viti nuk u aktivizuan thuajse fare në ekipet e tyre respektive.

E sigurt është që Etrit Berisha do të largohet nga Torino gjatë kësaj merkatoje vere, gardiani kuqezi nuk bën pjesë në planet e ekipit torinez pasi nuk është përfshirë në listën e ekipin për sezonin e ri. Strakosha do të largohet nga Torino, por jo nga Serie A, pasi interesim për të ka shfaqur ekipi i Frosinones, të sapo ngjitur në Serie A.

Në një situatë të vështirë ndodhet edhe Thomas Strakosha. Që nga dita kur u largua nga Lazio, për tu transferuar në Premier League te Brentford, Strakosha është zhdukur. Dikur një nga portierët më të lakuar në Serie A, për Strakoshën tani flitet pak teksa mungojnë ofertat konkrete.

()

Arena e Lajmit


Sylvinho në “hall” për portën, Berisha ikën nga Torino, “zhduket” Strakosha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook