Vijojnë largimet nga Egnatia, ikën edhe një tjetër emër i sezonit historik

Pas largimit të qendërmbrojtësit Alesandro Kacbufi, “Panorama Sport” mëson se nga dje nuk është më pjesë e Egnatias edhe sulmuesi kavajas, Flavio Meçja. Ky i fundit, ndonëse nuk luajti në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës, në miqësoren që Egnatia zhvilloi ndaj Shkupit në fazën përgatitore në Turqi, arriti të shënonte një gol.

Meçja është vetëm 22 vjeç, por ai e ka nisur karrierën si kampion i Shqipërisë me ekipin U17 të Besës në sezonin 2017-2018. Më pas, sulmuesi i krahut ka qenë protagonist të Besa U-19 dhe e të rriturve, derisa gjatë sezonit të kaluar, u bë pjesë e Egnatias si një lojtar i talentuar. Në 17 ndeshje me Egnatian, mori vetëm pak minuta (288). Për shkak edhe të hapësirës së munguar, Meçja vendosi të lëvizte, duke gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për largimin.

Kësisoj, treshja kavajase e sezonit të kaluar te rrogozhinasit: Puja-Kacbufi-Meçja, nuk do të jenë më pjesë e ekipit këtë vit. Vlen të theksohet se Egnatia ka qenë e mbushur kryesisht me futbollistë nga Kavaja, disa prej të cilëve në dekada kanë lënë vërtetë gjurmë pozitive te skuadra fqinje. Në tri vitet e fundit Egnatia ka lënë në “hije” Besën, sepse luan në elitë dhe kavajasit në Kategorinë e Parë prej gati një dekade.

MBROJTËSI – Edhe pse u stërvit disa ditë me Egnatian pas mbylljes së huazimit te Teuta, mbrojtësi Jurgen Goxhaj nuk është parë në javën e fundit te rrogozhinasit. Burime në klub tregojnë se lojtari ka pasur një problem fizik, por gjithsesi e ardhmja e tij tek Egnatia është tashmë në pikëpyetje. Gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të largohet, duke prishur kontratën.

Megjithatë, zyrtarisht nga ana e klubit rrogozhinas nuk ka një konfirmim për largimin e tij. Kujtojmë që tek Egnatia u afruan këtë verë lojtarë si Stivian Janku, Redon Mihana, Albano Aleksi, Ilir Dabjani, Vusal Isgandarli, Edison Ndreca, Alesandro Ahmetaj dhe Loti Celina (ky i fundit nuk është prezantuar).

Arena e Lajmit


Vijojnë largimet nga Egnatia, ikën edhe një tjetër emër i sezonit historik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook