Juve pa Europë, Bremer sheh anën pozitive: Zhgënjim i madh, por do kemi kohë më shumë të përgatisim ndeshjet

Juventus u perjashtua nga Europa për këtë sezon, duke sjellë zhgënjim të madh në Torino. Gjithsesi, mbrojtësi i bardhezinjve, Gleison Bremer shikon anën pozitive, duke thënë në një intervistë për Tuttosport, se skuadra do ketë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet.

“Kur luan çdo tre ditë është e vështirë, muajin e parë nuk e ndjen, të dytin as nuk e ndjen por nga muaji i tretë fillon të ndihesh i lodhur. Vitin e kaluar luajta shumë. Duke luajtur një herë në javë, duhet të fokusohemi te kampionati dhe më pas në Kupën e Italisë”.

“Është një zhgënjim: Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por ne duhet të shohim anën pozitive, ne luajmë një herë në javë, ka mundësi të stërvitemi më shumë dhe të përmirësohemi. Juve, pavarësisht nëse ata luajnë Champions League ose jo, janë gjithmonë Juve” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Juve pa Europë, Bremer sheh anën pozitive: Zhgënjim i madh, por do kemi kohë më shumë të përgatisim ndeshjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook