Ish-gardisti Martin Nikolla që u përfshi në konfliktin e dhunshëm në Hamallaj të Durrësit, në dëshminë e tij të dhënë për policinë ka thënë se gjithçka ka nisur nga pala tjetër.
Sipas tij 80-vjeçari Pjeter Kaçi e ka ofenduar. Ndërkohë shkak i konfliktit të dhunshme që degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit dhe armës, është bërë një rrugë kalimi.
Gjatë marrjes në pyetje Martin Nikolli ka dëshmuar: “Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang përplase më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje.”
()