Rama një hapa para SPAK? Fuga për çështjen Ahmetaj: Do duhej të përballej me drejtësinë dhe jo të largohej

Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën politike në vend. Fuga u ndal te rizgjidhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe shpalljen në kërkim të Arben Ahmetajt, ku tha se në Shqipëri nuk ka ndarje pushtetesh.

I pyetur nëse kreu i qeverisë është një hap para SPAK, Fuga tha se nuk është habi që ai të ketë informacione nga organet e drejtësisë lidhur me një hetim të rëndësishëm që përfshinë ministra apo anëtarë të qeverisë.

“Unë mund të përgjigjem si një studiues i tranzicionit politik dhe shoqëror në këto vite. Në disa raste ka qenë e përsëritur kjo… Në funksionim e shtetit nuk përjashtoj që disa informacione që vijnë për nënpunës të lartë, nga organet e gjyqësorit, fare mirë mund të informohet kryeministri dhe do ta konsiderojë që është normale që këtë informacion t’ia japin. Nuk mundet dot që sistemi i hetimit të ketë në dorë të dhëna për një ministër dhe t’ mbajë të arkivuara, ndërkohë që ai mund të jetë ende në detyrë, mund të jetë dhe keqbërës. Por duke e quajtur normale këtë kalim informacioni, dua të them që asnjë kryeministër mund të thotë që ‘janë të ndaluar, por nuk janë në poste’. Unë nuk mendoj se janë përgjegjësi personale”, tha ai.

Por si e komenton Fuga largimin e Ahmetajt nga vendi?

“Kur dikush thotë që do vijë kur e vërteta të dalë, do isha që të përballej me ligjin dhe të vërtetën. Unë nuk e di pasi dhe në planin personal, do uroj të mos kishte asnjë problem. Edhe në planin personal nuk mendoj se ka fituar me këtë ikje që ka bërë dhe është një largim i habitshëm.

Pothuaj i pamundur të realizohej me iniciativë personale. Paradoksalisht e ka thënë dhe Rama që pushteti i mazhorancës nuk qëndron te opinioni publik që ka për të. Sot mund të gjesh dhe militantë socialistë që janë të dyzuar. Ka të rinj që po largohen, inkriminim. Por kur i pyet për kë do japë votën, do e japin për atë parti që ata janë lidhur. Këtë nuk e kupton opozita. As rasti i Ahmetaj nuk ndikon, pasi votohet për interesin e vet. Pozicioni dhe sjellja politike e një individi bëhet për interesa personale.

Problemi është që duhet një opozitë që nëse do të ketë një mbështetje të madhe duhet të krijojë alternativa politike dhe perspektivë”, u shpreh Fuga.

Ndërsa në lidhje me rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, Fuga tha se la një shije të hidhur. Sakaq ai u ndal te përçarja në PD, ku tha shanset për bashkim janë zero, për shkak të tre ndarjeve politike brenda partisë.

“Çdokush ka të drejtë të vijojë jetën politike si e mendon. Dy reflektime kam për këtë gjë. E para që tërë procesi që u përmbyll me përzgjedhjen e Bashës, la një shije të hidhur. Opinioni publik nuk e pranon. U tha që ishin çregjistruar 50 mijë anëtarë dhe kanë votuar rreth 18 mijë. Kjo do të thotë se ke marrë votën e pakicës. Do të thotë se këta 50 mijë nuk janë me ta dhe po vepron në një parti që është në minorancë. Çfarë dha elektorati në zgjedhjet e fundit? Ai vjen në krye të PD-së me procedura tepër të dyshuara ku dhe zoti Bardhi ka dalë kundër.

Mendoj se Basha gjykon se mund të ndodhin disa ngjarje politike që mund t’i japin atij elektorat, nuk përjashtohet kjo pasi kemi një elektorat që nuk është se funksion me disa bindje të caktuara ideologjike.

Nuk ka shanse të bashkohet PD me këtë ndarje që ka. Nuk do bashkohet, pasi ka ndarje të nëndheshme pasi asnjë palë nuk është në gjendje t’i bashkojë. Po të shikosh ky grupim i Bashës që ai e quan PD, po të shohësh qëndrimet politike nuk janë as mish e as peshk”, tha akademiku Artan Fuga.

()

 

Arena e Lajmit


Rama një hapa para SPAK? Fuga për çështjen Ahmetaj: Do duhej të përballej me drejtësinë dhe jo të largohej

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook