Ish-partnerja e Zherard Pike, Shakira, dhe Luis Hemilton kanë shijuar tre takime sekrete në vilën e saj në Ibiza.
Ylli kolumbian i muzikës dhe kampioni i F1 kanë ndezur thashethemet për lidhje pasi u panë së bashku në një sërë ngjarjesh muajt e fundit.
Gazetari Serxhio Garrido i tha kanalit televiziv spanjoll Telecinco se dyshja u takuan “tri herë në vilën në Ibiza” ku Shakira po qëndronte në fillim të këtij muaji gjatë një pushimi të sezonit të F1.
“Kur punëtorët u larguan, këngëtarja qëndroi vetëm me eskortën e saj private dhe mori një vizitë nga Hamilton ”, shpjeguan burimet e tij.
Garrido pohoi gjithashtu se shoferi i Hemilton dëgjoi “bisedat e vazhdueshme” të pilotit me këngëtaren latine.
Ndërsa piloti kaloi një kohë të mrekullueshme duke lundruar me miqtë në bordin e një jahti në ujërat e Mesdheut, Shakira do të ishte larguar nga vila vetëm në dy raste. “Një herë për të parë Bizarrapin dhe një për të darkuar me Hamilton”, pohon Garrido.
46 -vjeçarja, u nda nga i dashuri i saj futbollist, Zherard Pike, vitin e kaluar dhe tani pretendohet se po shijon lidhjen e saj me Hemilton.
Dyshja janë bërë të afërt që nga bashkëpunimi për këngën e tyre ‘Te Felicito’ vitin e kaluar, pavarësisht se takimet e tyre publike kanë ndezur thashetheme për romancë.