Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnec, sapo ka hyrë për t’u larë.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi K. P., 73 vjeç, lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.