Zëra nga Arabia Saudite shqetësojnë klubin e Serie A, synohet sulmuesi, por mungon oferta zyrtare

Kjo periudhë nuk është pozitive për Lazion. Pjesa më e madhe e punës së verës në klubin kryeqytetas do të varet nga rezultati i takimit mes Presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Maurizio Sarri, i cili mund të çojë në një plan të mirëpërcaktuar për merkato ose në një divorc të bujshëm midis klubit dhe trajnerit toskan.

Pjesë e bisedës mund të jetë e ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë Ciro Immobile.

Siç raporton Repubblica, pas disa ditësh qetësi, zërat nga Arabia Saudite për sulmuesin e Lazios filluan të intensifikohen sërish. Shifrat janë më të larta se ato të publikuara ditët e fundit, duke qenë se Immobile i ofrohet një kontratë trevjeçare me vlerë 25 milionë euro.

Gjithsesi, mund të thuhet se mungon një propozim zyrtar për Lazion, ekip që zotëron të drejtat e kartonit të lojtarit deri në vitin 2025, me opsion edhe për një vit tjetër.

()

Arena e Lajmit


Zëra nga Arabia Saudite shqetësojnë klubin e Serie A, synohet sulmuesi, por mungon oferta zyrtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook