Zgjodhi Interin para kuqezinjve, Thuram: Tifozët e Milanit të zemëruar me mua? S’më intereson

Marcus Thuram është basti i Simone Inzaghit për sulmin e Interit. Lojtari francez u afrua këtë verë nga Borussia Moenchegladbah (u mposht konkurrenca e Milanit) dhe me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me zikaltërit. Thuram ka dhënë një intervistë mjaft interesante, për GDS.

“Unë punoj për të shënuar më shumë se 13 gola, dua ta kaloj këtë shifër me Interin.

E imagjinoja veten me fanellën zikaltër mbi supe që dy vite më parë, por u dëmtova. Drejtuesit e Interit më qëndruan pranë, më ngushëlluan pas dëmtimit. Është diçka që nuk e kam harruar…

Kështu që e kisha të natyrshme të zgjidhja Interin. Sigurisht që tifozët e Milanit janë të zemëruar me mua, por nuk ka fare rëndësi. Secili bën zgjedhjet e veta.

Nuk jam i shqetësuar për ngacmimet dhe vërshëllimat që do të marr prej tyre. Bëhet fjalë për derbi, kështu që e njëjta gjë do të më ndodhte edhe nëse do të zgjidhja Milanin në vend të Interit.

Idhulli im? Adriano, më i kompletuari nga të gjithë. Ai dinte të bënte çdo gjë, e kam ndjekur gjithmonë me kënaqësi” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Zgjodhi Interin para kuqezinjve, Thuram: Tifozët e Milanit të zemëruar me mua? S’më intereson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook