Balla takim me efektivët e Gardës së Republikës: Respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës, norma dalluese e kësaj strukture elitare

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës në Tiranë, pas ngjarjes në Hamallaj ku gardisti Martin Nikolli dhunoi anëtarët e familjes Kaçi dhe qëlloi me armë zjarri në ajër.

Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie.

“Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës.

Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës.

Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës, sikurse e tha edhe Komandanti, ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës.

Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”, deklaroi ministri Balla.

Arena e Lajmit


Balla takim me efektivët e Gardës së Republikës: Respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës, norma dalluese e kësaj strukture elitare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook