Basha takim me strukturat drejtuese në Elbasan: 2 shtatori çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike

“Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike”. Kështu shprehet kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Elbasan.

Basha thotë se demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore.

Sipas tij korrupsioni që ka kapur shtetin i bën jetike për vendin propozimet për pastrimin e politikës përmes vetting-ut.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.

Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.

Arena e Lajmit


Basha takim me strukturat drejtuese në Elbasan: 2 shtatori çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook