Dhunoi dhe kërcënoi me armë nënën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Një 44-vjeçar i cili dhunoi dhe kërcënoi me armë zjarri nënën e tij është arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

Policia bën me dije ne në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Y. P., 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.

Sekuestrohen arma e gjahut çifte, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që i posedonte 44-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje.

Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Dhunoi dhe kërcënoi me armë nënën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook