Analisti Fatos Lubonja e sheh sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës si një lajm të mirë, por thotë se SPAK i vetëm nuk mundet që të luftojë korrupsionin. Lubonja tha në studion e rubrikës “Opinion” në News24 se mbetet ende për të pritur për rezultate të tjera për çështje që janë me rëndësi.
“Nuk mendoj se një SPAK i vetëm mund të pastrojë këtë llum kaq të madh. E mbysin fare këto organizatat që janë në krye të pushtetit, se nuk duan të kapen. Disa shenja që po japin nuk kemi pse kundërvihemi, por do të presim. Këto harrohen, lind skandali tjetër, skandal pas skandali”, tha Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24.
“Këtu nuk ka një drejtësi të vërtetë se ndryshe do ishin në bankën e të akuzuarve që nga kryeministri e poshtë, sepse provat janë”, tha ai.