U kapën duke transportuar 3 afganë kundrejt pagesës, dy të arrestuar në Vlorë

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi transportonin shtetas të huaj kundrejt pagesës.

Sipas policisë janë arrestuar 26-vjeçari me inicialet M. M., banues në Vlorë dhe shtetasi M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq theksohet se automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni policor i koduar “Border 11” çoi në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 3 shtetas afganë që kishin si synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen automjeti, një shumë parash dhe 2 aparate celulare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, është goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 11”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


U kapën duke transportuar 3 afganë kundrejt pagesës, dy të arrestuar në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook