Vasili: Rama, zjarrvënësi më i madh i interesit publik, duhet të vendoset përpara drejtësisë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama sa i takon ndëshkimit të zjarrvënësve.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama është zjarrvënësi me i madh i interesit publik i pandëshkuar dhe i pa hetuar nga SPAK-u deri më sot.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama zjarrvënësi me i madh i interesit publik i pa ndëshkuar dhe i pa hetuar nga drejtësia!
Edi Rama është pa asnjë dyshim zjarrvënësi me i madh i interesit publik i pandëshkuar dhe i pa hetuar nga SPAK-u deri më sot.
Tani Rama po ankohet për mbylljen e çështjeve te zjarrvënësve te dyshuar te pyjeve dhe po thotë:
“zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrvënësit”.
Po për pandeshkueshmerine e vetes pse nuk flet Rama, po për mosfillimin e çështjeve ndaj tij pse nuk e hap gojën ai, sepse ishte po vete Rama që:
➡️ Firmosi mbeshteti dhe promovoi po vete Rama aferen mafiozd te inceneraratoreve ku asnje prej tyre nuk eshte pune dhe njeri nuk ekziston fare.
➡️ Po vete Rama firmosi aferen milardere mafioze te Portit te Durresit duke pasur kunder Bashkimin Europian.
➡️ Po vete Rama kercenoi oficerin Emiljano Nuhu qe denoncoi Rrajat e Krujes dhe Taulant Ballen dhe u kallzua ne SPAK dhe nuk u fillua ceshtje ndaj tij.
➡️ Po vete Rama i beri thirrje Policise se Shtetit te dilte te bente vota dhe u kallzua dhe nuk u fillua ceshtje penale.
➡️ Po vete Rama doli ne pergjim te dosja e Dibres per shitblerje e presion per vota dhe nuk u fillua çeshtje penale.
➡️ Po vete Rama lejoi veprimtarine mafioze me arbirazhet nderkombetare kunder Shqiperise ndonese u informua zyrtarisht nga Ministri i Drejtesise, qe ne prill te vitit 2017 dhe sot po paguhen qindra milion euro per shkak te tij.
➡️ Po vete Rama ka emeruar dhe zgjedhur me firmen e tij si kryeminister dhe kryetar partie dhjetra Ministra, Deputete, Kryetare Bashkie sekretare te përgjithshëm, drejtore dhe specialiste te inkriminuar, te korruptuar dhe me rekorde kriminale dhe ndaj tij nuk është formuluar asnjë hetim.
➡️ Po vete Rama ka lejuar me vetdije te plote baderdine e pronave ne kadaster dhe hipoteka ku rasti i Vlores me 15 drejtore te njepasnjeshem eshte kulmi i korrupsionit qeveritar me regji.
Pra qartesisht zjarrvenesi me i madh i interesit publik eshte Edi Rama, qe eshte i pandeshkuar dhe ndaj te cilit vendoset mosfillimi i ceshtjes penale se kerkoi falje ne Facebok kur i beri thirrje policev per vota, apo mos fillimi i ceshtjes penale pas kallzimit ne SPAK per Emiljano Nuhun.
Po kur nuk ndeshkojne dhe nuk fillojne hetim per Edi Ramen prokuroret jane me atdhe, me din dhe iman??
ZJARRVENESI MË I MADH I INTERESIT PUBLIK EDI RAMA DUHET TE VENDOSET PERPARA DREJTESISE!

Arena e Lajmit


Vasili: Rama, zjarrvënësi më i madh i interesit publik, duhet të vendoset përpara drejtësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook