Një vajzë e re u gjet e pajetë ditën e sotme poshtë ‘Urës së Dajlanit” në Durrës.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për “” se sipas informacioneve dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin. Por gjithashtu gazetarja raportoi se po hetohet edhe pista se mund të ketë pasur një konflikt mes vajzave që grumbullohen pas mesnate në këtë zonë.
Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza.
E reja që u gjet e vdekur ka qenë e skeduar më parë është shoqëruar më parë për veprën penale të prostitucionit.
“Ura e Dajlanit” në Durrës është bërë një vend strehim i punonjësve të seksit.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për se trupi i 32-vjeçares dyshohet se është transportuar gjatë natës poshtë Urës së Dajlanit.
“Në vendin ku është gjetur trupi i viktimës ndodhen sende të përdorura nga vajzat që ushtrojnë prostitucion. Midis vajzave që grumbullohen pas mesnate mund të ketë pasur konflikt mes tyre dhe në përleshje e sipër mund ti kenë shkaktuar vdekjen. Dyshohet se mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë dërguar në vendin ku u gjet e pajetë”, ka raportuar ndër të tjera gazetarja Klodiana Haxhiaj.
()