Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për keqtrajtim ndaj një të mituri është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se në pranga a rënë Gent Saçi, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Gent Saçi, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. R., 27 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– L. D., 59 vjeç dhe A. D., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– B. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një mjet prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.