Një vit nga tragjedia në Himarë, Balla me tone të ashpra: Zero tolerancë për askënd, respektoni perimetrat e sigurisë ujore

Në 1 vjetorin e tragjedisë në plazhin e Potamit, ku humbi jetën vogëlushja Jonada Avdiaj vetëm 7 vjeç nga një mjet lundrues, ministri Balla ashpërson gjuhën me përdoruesit e mjeteve lundruese.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se nuk do të ketë asnjë tolerim për përdoruesit e mjeteve lundruese të cilët nuk zbatojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore dhe rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla thekson se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet si dhe u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd.

Ftoj qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke i’u garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit”, shkruan Balla.

Arena e Lajmit


Një vit nga tragjedia në Himarë, Balla me tone të ashpra: Zero tolerancë për askënd, respektoni perimetrat e sigurisë ujore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook