Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, burg ish-shoferit të Lindita Nikollës

Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj është lënë sot në burg. Masa u dha nga Gjykata e Durrësit. E njëtja masë është dhënë dhe për vëllanë e tij.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për e gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.

“Pak minuta më parë ka nisur seanca gjyqësore për Martin Nikolli pa praninë  e mediave apo të afërmëve. Burime brenda gjykatës bëjnë me dije se ish-gardisti ka qëlluar në ajër me armën e tij të detyrës, por ky i fundit ka deklaruar se ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Gjykata dha urdhër mbrojte për familjen Kaci, si dhe asnjëri prej tyre të mos jetë sot prezent në seancën gjyqësore. Edhe të afërmit e Martinit po ashtu nuk janë të pranishëm”, raporton për News24, gazetarja Haxhiaj.

“Ai ka thënë se nuk është përfshirë në konflikt, por ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të shuar sherrin. Nga ana tjetër familja Kaci ka thënë se sherri ka nisur nga familja Nikolli dhe kjo është kundërshtuar nga të dy vëllezërit. Megjithatë gjykata vendosi masën ‘Arrest me burg’ për të dy vëllezërit”, raportoi gazetarja Haxhiaj pas përfundimit të seancës gjyqësore.

KONFLIKTI

Familjet Nikolli dhe Kaçi kanë qenë në konflikt prej kohësh për shkak të një rruge. Martin Nikolla, i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugë

n e lagjes. Sipas dëshmisë së një prej anëtarëve të familjes Kaçi, Pualin Kaçi, ata u dhunuan me shkop bejsbolli, teksa shtoi se Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, ish-gardisti Nikolli u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Arena e Lajmit


Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, burg ish-shoferit të Lindita Nikollës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook