Emocione, spektakël dhe gola, por në fund pati vetëm një fitues. Bayern Munchen triumfoi 3-4 ndaj Liverpool, në miqësoren e luajtur në National Stadium (Kallang). Anglezët realizuan të parët me Gakpo dhe Van Dijk, ndërsa bavarezët vendosën ekuilibrat me Gnabry dhe Sane brenda pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Diaz “tundi rrjetën” për Liverpool, sakaq të besuarit e Tuchel përmbysën llogaritë me Stanisic dhe Kratzig.
()