Vodhi nën kërcënimin e armës një subjekt të shitjes së gazit, pranga 46-vjeçarit në Fier

Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, arrestohet 46-vjeçari në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Zheni (Shkëlzen) Deliu.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
()

Arena e Lajmit


Vodhi nën kërcënimin e armës një subjekt të shitjes së gazit, pranga 46-vjeçarit në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook