Zjarr në një parcelë më ullinj në Berat, dyshohet si i qëllimshëm

Një sipërfaqe rreth 200 metër katror është djegur paraditen e sotme në “Uznovë të Madhe”, në Berat, duke djegur 2 pemë ullinj.

Gazetarja Eneida petova raporton për se sipas policisë zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ka qenë pronari i tokës, Gramoz Asllani, ai që ka pikasur një njeri që i vinte zjarrin tokës së tij dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë. Mbërritja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë që zjarri të lokalizohet shpejt dhe të shuhet pa marrë përmasa të mëdha.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy pemë me ullinj dhe është shkrumbuar një sipërfaqe prej rreth 200 metër katror me shkurre e ferra. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies.

()

Arena e Lajmit


Zjarr në një parcelë më ullinj në Berat, dyshohet si i qëllimshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook