Sylvinho, trajneri i Kombëtares, ka një arsye më shumë për të buzëqeshur këtë periudhë. Redon Xhixha, ish sulmuesi i Tiranës, po kalon një moment fantastik duke qenë protagonist absolut tek ekipi i tij, Karabak. Xhixha realizoi një tjetër gol në sfidën kundër Rakow, në kualifikueset e Champions League. Pa frikë, Xhixha mund të konsiderohet si sulmuesi më në formë kuqezi këtë periudhë pasi ky ishte goli i pestë i tij në këtë aventure evropiane me Karabak. Xhixha jo vetëm ka fituar postin e titullarit, i paprekshëm, por ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me golin.
Për fat të keq, goli i tij në minutën e 60-të nuk mjaftoi për t’i dhuruar kualifikimin Karabak, me azerët që tashmë do të luajnë në raundin e tretë të Europa League. Xhixha nuk është grumbulluar asnjë herë nga Sylvinho, por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi sulmuesi po kalon momentin e tij më të mirë.
()