Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.
Gazetari Ervis Kuçi raporton se pëtr se shtetasja Alketa Lazaj, banuese në Tiranë 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali.
Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.