3 gola në 5 ndeshje, Leo Messi-t iu desh shumë pak për të “pushtuar” edhe Amerikën. “Pleshti” vijon të shkëlqejë me Inter Miami duke i dhuruar ekipit nga Florida suksesin në fazën e 1/16 në Kupën e Ligës. “Topi i Artë” në fuqi ishte protagonist absolut në derbin përballë Orlando City duke realizuar një “dopietë” golash, goditi shtyllën, ndërsa u tregua dhe altruist duke mos ekzekutuar penalltinë. Shtatë minuta lojë i mjaftuan Messit të kalonte Inter Miami në avantazh, një kontroll perfekt i topit në zonë dhe një ekzekutim fluturimthi me të majtën, duke zhbllokuar sfidën.
Rivalët barazuan shifrat në minutën e 17-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Martinez nga pika e bardhë e penalltisë rikthehu Inter Miami sërish në avantazh. Në të 72-tën, Messi u shërbye në zonë, ketë herë më të djathtën fluturimthi, realizoi golin e tretë për Inter Miami. Tifozët në stadium shijuan një tjetër paraqitje fantastike nga kampioni i botës i cili është përshtatur shumë mirë me ekipin e tij të ri.
()