Marina Vjollca dhe partneri i saj, Getoar Selimi janë treguar shumë hermetikë sa i përket zbulimit të imazhit të vogëlushes së tyre, Marget.
Çifti nuk e kanë zbuluar asnjëherë imazhin e saj në fotot e publikuara. Por duket se moderatorja e ka thyer rregullin, duke ndarë me ndjekësit një imazh të vogëlushes kur ishte foshnje.
Ajo postoi në Instagram një screenshot të një bisede të grupit familjar në WhatsApp, ku Marina Vjollca kishte vendosur si cover foton e Marget, e cila është disa muajshe.